Ekskluzive | Kush është autori i vrasjes së efektivit në komisariatin nr.3

23 Maj 2022 | 22:54

Euronews Albania ka siguruar foton e efektivit të policisë, Ludian Zaimi i cili qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi.

Saliasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë.

Sipas dëshmitarëve okular, Saliasi kishte parkuar mjetin e tij pak minuta para se të merrte shërbimin.

Ndërsa, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit i cili ishte polic prej 1 viti e gjysmë ka ndodhur një konflikt banal.

Efektivi Ludian Zaimi ka qëlluar të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe është ndaluar nga kolegët teksa dilte nga komisariati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026