Kompania Airbnb largohet nga Kina

24 Maj 2022 | 08:23

Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ndërsa masat izoluese kundër COVID-19.

Të gjitha kërkesat për shtëpi në këtë shtet do të largohen nga faqja e kompanisë deri në verë, shkruan BBC.

Qëndrimet brenda Kinës përbëjnë vetëm 1% të akomodimeve me anë të kompanisë në vitet e fundit.

Airbnb pritet të fokusohet te banorët kinezë që udhëtojnë jashtë shtetit.

Para pandemisë, numri i kinezëve që kanë udhëtuar jashtë shtetit është trefishuar në më pak se një dekadë, duke arritur në 155 milionë udhëtime më 2019, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror.

Mirëpo prej vitit 2020, Kina ka zbatuar disa prej kufizimeve më të ashpra për koronavirusit, duke e bërë udhëtimin brenda dhe jashtë shtetit, jashtëzakonisht të vështirë.

Airbnb ka zgjeruar biznesin në Kinë më 2016. Që atëherë, rreth 25 milionë mysafirë kanë rezervuar qëndrimet e tyre përmes kësaj platforme online.

Por, funksionimi i kompanisë në Kinë është vështirësuar edhe para pandemisë.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026