Maturantët kanë një mundësi të dytë për të hyrë në Universitet

30 Shtator 2019 | 09:28

Për 8 mijë maturantët që nuk kanë arritur të regjistohen në fazën e parë, ka një mundësi të dytë për të hyrë në Universitet. Nga data 30 shtator deri më 9 tetor do të kryhen regjistrimet e raundit të dytë, të cilat do të jenë të ndara në 5 faza.

Ky raund do të jetë më i vështirë për maturantët që duan të hyjnë në profilet e shumëkërkuara. Një rezultat i tillë vjen si pasojë e numrit të ulët të kuotave të lira që kanë shumica e këtyre degëve.

Një pjesë e programeve, kryesisht ato të edukimit, sidomos në rrethe, duket se do të mbeten pa studentë. Shkak për këtë është bërë rritja e notës minimale për këto degë nga 7 në 7.5.

Universitetet mund të vendosin t’i rigrupojnë programet ose studentët të transferohen në degë të tjera brenda fakultetit. Sipas tabelës që ka miratuar Rrjeti Akademik Shqiptar, nëse do të ketë ende kuota të mbetura bosh, ato do të plotësohen në një fazë të tretë.

Kjo fazë do të zhvillohet në datat 21-26 tetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026