Drejtori i Aviacionit Civil tregon masat për finalen e Ligës së Konferencës

24 Maj 2022 | 12:20

Të martën, një ditë para ndeshjes finale të Ligës së Konferencës, aeroporti i Tiranës do të ofrojë dy herë e gjysmë më shumë kapacitet se në kushtet normale.

Kështu bëri me dije Drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj në një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit.

Ai tha se përgatitjet kanë nisur në mars, e janë finalizuar pasi u njohën me skuadrat finaliste.

“Do të ketë shumë ngarkesë për trafikun ajror, policinë, aeroportin”, tha ai.

Maksim Et’hemaj theksoi se për të menaxhuar situatën janë siguruar dy grupe operacionale, ku njëri do të merret me sigurinë dhe lëvizjen në qytet drejtuar nga Policia e Tiranës, ndërsa tjetri është vendosur te Alb Control ku do të merret me pritjen e pasagjerëve.

Ndeshja do të mbahet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026