Pas rrëzimit nga qeveria, Albin Kurti njofton tubim popullor dhe kërkon zgjedhje të parakohshme
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë një tubim të premten më 12 qershor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka thënë se ky vendim është marrë në mbledhjen me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thekson se ky tubim do të mbahet në kuadër të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës si dhe për 15-vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes.
Pavarësisht zhvillimeve të fundit politike në vend, Lëvizja Vetëvendosje duket se do ta vazhdojë kauzën kryesore të saj, e cila është mbajtja e zgjedhjeve në të gjithë Kosovën.
“Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor. Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës.”, shkruan Kurti.
Pak ditë para se të lironte karrigen e kryeministrit, Albin Kurti, mori një sërë vendimesh të rëndësishme, mes tyre vendosjen e masës së reciprocitetit kundrejt Serbisë.
Ky vendim i tij nuk zgjati shumë pasi u shfuqizua menjëherë nga kryeministri i qeverisë së re, Avdullah Hoti. Ky i fundit tha se ky vendim do t’i japë impulse të reja vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme