Një tjetër alarm fals për bombë në Kosovë
Një tjetër kërcënim për bombë është njoftuar në Kosovë të martën, i treti në radhë brenda pak ditëve.
Alarmi fals sipas ekspertëve duhet marrë seriozisht.
Kërcënime të njëjta kanë ndodhur edhe me 17 dhe 18 maj ku cak ishin edhe atëherë rektorati i universitetit te Prishtinës dhe gjimnazi ‘Xhevdet Doda’.
Këto kërcënime sipas ekspertit te sigurisë Nuredin Ibishi, duhet të merren seriozisht sepse mjafton një rast real për të pasur pasoja të paparashikueshme.
Ibishi thotë se sipas disa analizave, sidomos në vendet e rajonit, këto kërcënime, që hyjnë në kuadrin e krimeve kibernetike, vijnë nga adoleshent.
Megjithatë, ai shton se këto raste duhet trajtuar me seriozitet dhe bashkëpunim rajonal e ndërkombëtar, pasi jo rrallë kërcënimet vijnë nga vende të tjera, dhe jo nga brenda.
Kur jemi te bashkëpunimi ndërkombëtar, Ibishi thotë se Kosova ka pengesa për faktin se nuk është pjesë e Europolit dhe Interpolit.
Ndërsa sa i përket kërcënimeve të brendshme, sipas ekspertit Ibishi, policia e Kosovës është treguar e suksesshme dhe ka kapacitete e strategji te mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq