“Më mbron Allahu”, lihet në burg besimtari që kundërshtoi policinë

7 Qershor 2020 | 14:23

Roland Kryemadhi, i arrestuar katër ditë më parë në banesën e tij në Kamëz, është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohet për mos bindje ndaj forcave të rendit. Incidenti ndodhi në momentin kur forcat e policisë do ta shoqëronin për në gjykatë, pasi ishte person nën hetim për keqtrajtimin e vajzave të tij.

Kryemadhi nuk i lejonte vajzat e tij të shkonin në shkollë pasi e konsideronte ambient të papërshtatshëm për edukimin e arsmimin e tyre. Praktikanti i fesë islame, ka kundërshtuar policinë duke thënë se, do t’i qëllonte me armë nëse nuk largoheshin nga banesa e tij.

Në sallë babai i tre fëmijëve tha, se nuk kishte nevojë për avokat dhe se mbrohej nga Allahu, por gjykata i caktoi si avokat, Ilir Muratin. Në përfundim të seancësm Muarati tha se, ngjarja është zmadhuar pasi në fakt nuk kishte armë në banesë.

“Fillimisht është thënë sikur kishte armë, madje që kishte qëlluar dhe terrorizuar qytetin. Më pas i është bërë një kontroll i imtësishëm i banesës dhe nuk është gjetur asnjëlloj arme luftarake apo armë zjarri, siç u pretendua në media. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse policia gjyqësore e ka hiperbolizuar ngjarjen”, u shpreh avokati mbrojtës i caktuar nga shteti.

Për neutralizimin e Kryemadhit u desh ndërhyrja e forcave RENEA, të cilat rrethuan banesën e tij. Pas disa orësh negociata, 37-vjeçari u dorëzua dhe mbi rëndojnë disa akuza ta rënda nga kundërshtimi i policisë dhe mbajtja e armëve të ftohta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026