Scholz: Putin nuk do të diktojë kushtet e paqes në Ukrainë

26 Maj 2022 | 17:51

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në ditën e fundit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, tha Scholz gjatë fjalës së tij. “Dhe jam i bindur se nuk do të fitojë. Ai që tani ka dështuar në përmbushjen e të gjitha objektivave të tija strategjike”.

Scholz ritheksoi mbështetjen e aleatëve perëndimorë ndaj Ukrainës dhe se Putini nuk mund të lejohet të diktojë kushtet e një lufte që zanafillën e pati prej tij.

Fjala e tij vjen pas katër ditë bisedimesh mes liderëve dhe biznesmenëve në rang global, ku lufta në Ukrainë dhe kriza ushqimore mbizotëruan si temat kryesore.

Mbledhja e përvitshme në Alpet e Zvicrës ishte pezulluar dy herë për shkak të pandemisë.

Një sërë zyrtarësh ukrainas, përfshi dhe Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba dhe kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitchko, qenë gjithashtu të pranishëm për të përçuar mesazhin e fushatës së tyre mbi dëbimin e forcave ruse.

Klitchko tha për Euronews se ‘negociatat me presidentin rus i përkasin së shkuarës’.

“Nuk ka më kuptim të bisedohet me Putin”, tha ai. “Ai nuk është një person i shëndoshë pasi ashtu qe dhe vendimi i tij për të ndërmarrë një luftë në botën moderne, apo të kesh idenë e marrë për të ringritur Bashkimin Sovjetik”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024