Regjistrimi i pronave, Gëzim Boçari: Jemi në anarki institucionale, shteti s’njeh shtetin

8 Qershor 2020 | 11:09

Për herë të tretë në 26 vjet tentohet regjistrimi i pronave në bregdet. Kryetari i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame dha sot detajet për mënyrën se si do të kryhet procesi, por anashkaloi përgjigjen për hipotekën e Vlorës, ku në pak muaj janë larguar 7 drejtorë. 

Anëtari i kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Gëzim Boçari komentoi nismën e re të Kadastrës Shtetërore, ndërsa tha se kjo lëvizje është e mirëpritur. Me një gjuhë të ashpër, z. Boçari u shpreh në Euronews Albania se prona në Shqipëri i është nënshtruar “gangsterizmit politik”, veprim ky që, për fat të keq ka thelluar përplasjet mes qytetarëve.

“Pema vlerësohet nga frutat, jo nga fjalët dhe jo nga gjethet. Në këto tri fakte që në këto 30 vjet që nuk është realizuar, do të thotë se 30 vjet jemi në shkelje të detyrimeve kushtetuese nga qeveria. Pra, pronat janë nënshtruar në 30 vjet gangsterizmit shtetëror nga të gjithë stafet që janë ndërruar, që kanë ardhur në pushtet dhe i kanë lënë radhën njëri-tjetrit. A mund të zgjidhet? Sepse bëhet një paraqitje shumë e vështirë, është gjëja më thjeshtë. Nëse shteti nuk zbaton kushtetutën flasim kot. E dëgjova intervistën e z. Lame, shumë e bukur”, shtoi ai.

Më tej, z. Boçari tha se kjo çështje mund të zgjidhet shumë lehtë, mjafton të ketë vullnet politik. Ai tregoi mënyrën se si duhet të veprojë Kadastra Shtetërore për trajtimin e pronës.

“Bëhet shumë thjesht, nuk ka nevojë as për muaj, por duhet vullnet politik. Është ligji i kadastrës, të zbatohet. Si mund të zbatojë kadastra? Të hapi dokumentet e shpronësimeve që ka bërë Enver Hoxha pas vitit ’45.  Ato janë dokumente pronësie dhe nuk ka nevojë Komisioni i Kthimit të Pronave, i cili deri tani ka funksionuar si komisioni i moskthimit të pronave dhe i ngatërresave dhe i standardeve të dyfishta, ndryshe në veri dhe ndryshe në jug.  Oligarkët kanë përfituar padrejtësisht prona në bregdet, sepse Myzeqenë nuk e do. Është plagë që e kanë krijuar oligarkët për efekte korruptive”, shtoi ai.

Në fund ai theksoi se Shqipëria në raport me pronat ndodhet në një anarki institucionale, pasi shteti nuk njeh shtetin.

 “Deri tani jemi në gangsterizmin shtetëror në anarkinë institucionale, shteti nuk njoh shtetin, shteti nuk njeh Kushtetutën. Ka nevojë për vullnet politik dhe deri sot nuk ka qenë. Që të jetë ky vullnet pronarët duhet të ngrenë zërin. Shteti kur të vjedh pronën nuk është shtetit im”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Lame premton regjistrimin e pronave në bregdetin e jugut me ekip nga Tirana

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026