Ambasadori italian: Kosova nuk mund të presë më për liberalizimin e vizave

28 Maj 2022 | 21:29

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu ka deklaruar se Kosova nuk mund të presë më për liberalizimin e vizave.

Në një intervistë për ANSA, ai është shprehur se Kosova i ka përmbushur kushtet teksa shtoi se përhapja e luftës Ukrainë-Rusi mund të shmanget, nëse perspektiva europiane bëhet e ndjeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në rastin e Kosovës është e nevojshme të tejkalohet zhgënjimi në rritje i opinionit publik për procesin e integrimit evropian, edhe për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë, të vetmit në rajon që nuk përfitojnë nga kjo masë, pavarësisht se vendi ka kohë që ka arritur të gjithë parametrat për ta marrë atë”, tha diplomati.

De Riu nënvizoi se Italia mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës, duke e cilësuar si legjitime kërkesën e Prishtinës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026