Banka Botërore: 50 % e 15-vjeçarëve në Shqipëri, analfabetë funksionalë, pandemia përkeqësoi situatën

8 Qershor 2020 | 18:36

Pandemia e COVID-19 ka pasur një impakt negativ në arsim dhe në procesin e të nxënit. Në raportin e Bankës Botërore, rreth 50% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë. Kosova ka përqindjen më të lartë, ndërsa Serbia mban rezultatin më të mirë me 38%.

Në raport theksohet se në Ballkan mund të ketë një rritje të përqindjes së personave që nuk zotërojnë nivelin elementar në lexim nga 53% në 61%. Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ofruar mësimin nga distanca, në raport thuhet se shumë nxënës mund të braktisin shkollimin.

Ajo që evidentohet në raport është rritja e hendekut të arritjeve në arsim mes nxënësve që vijnë nga familje më të varfra dhe atyre që vijnë nga familje më të pasura. Kjo sepse nxënësit nga familje të varfra e kanë më të vështirë të kenë qasje në mësimin nga distanca. Në Shqipëri sipas të dhënave të PISA, 28% e studentëve nuk kanë një kompjuter.

Banka Botërore shton se mosndjekja e shkollës bën që nxënësit të mos mësojnë asgjë të re dhe të harrojnë atë që kishin mësuar tashmë.

“Është e rëndësishme të ngushtoni hendekun midis pabarazive urbane dhe rurale që janë të përhapura në të gjithë rajonin”, shkruhet në raport.

Banka Botërore sugjeron mbështetjen ndaj mësuesve dhe prindërve në mënyrë që ata të ndihmojnë fëmijët të qëndrojnë të përfshirë në shkollë.

Analfabetizmi funksional, i cili sipas Bankës Botërore, mund të pësojë rritje si rrjedhojë e këtyre arsyeve, nënkupton që personat e prekur nuk mund të përdorin shkrimin, leximin dhe llogaritjet bazë për zhvillimin e vetes apo të komunitetit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026