PD mbështet vendimin e Metës për të mos dekretuar heqjen e taksave për importin e jahteve
Partia Demokratike përshëndeti kthimin për rishqyrtim të ligjit që i heq taksat importit të jahteve në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja Jorida Tabaku u shpreh se ky ligj ishte i palogjikshëm dhe “kriminal”. Ajo theksoi se teksa qeveria kërkoi heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për importin e jahteve “të oligarkëve”, bizneset e vogla paguajnë tvsh.
“Ky projektligj bëhet edhe më i paturpshëm në kushtet e një krize të thellë që ka kapur jetën e çdo shqiptari. Kur bizneset mbyllen masivisht, kur papunësia rritet, kur konsumi ulet, investimet e të ardhurat bien e çdo taksë rritet qeveria përsëri mendon të favorizojë klientët e saj,” – u shpreh Tabaku.
Për demokratët ligji në fjalë u miratua në një “parlament kukull” pak ditë pasi bizneset u detyruan të paguanin tvsh-në edhe pse kishin qenë të mbyllura prej pandemisë.
“Mzhoranca nuk e ka mendjen tek qytetarët e vendit por tek një pakicë, të cilën e furnizon me lehtësira fiskale si kjo që Presidenti Meta e rrëzoi,” – këmbënguli ish-deputetja e PD-së.
Të martën Presidenti ktheu për rishqyrtim ligjin në fjalë duke e shoqëruar me dyshimin se ai bëhej për natyra klienteliste dhe preferenciale ndërsa nuk shoqërohej me analiza ekonomike se çfarë fitimesh do të kishte vendi nëse lejohet importi i jahteve pa tatime.
Lexoni gjithashtu:
Meta kthen ligjin që heq taksat e importit të jahteve
Rregulla për mjetet lundruese, një draft i ministrisë së Mjedisit adreson turizmin detar
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq