Pastrimi i ujërave, nisma në ishullin grek për të larguar mbetjet nën ujore
Ishulli grek i Itakës, shtëpia e autorit të famshëm Homerit, po përballet me një problem serioz të ndotjes së detit.
Për të dytin vit me radhë, organizata jo fitimprurëse ‘Dete të Shëndetshme’ dhe “Zhytja Fantazmë” kanë ndërmarrë nismën të pastrojnë në thellësitë e deteve.
Megjithatë, zhytësit nuk mbledhin rrjetat e peshkatarëve vendas. Dhjetë vjet më parë u mbyllën dy ferma peshku që funksiononin për gati njëzet vjet. Pronarët u larguan nga ishulli, por nuk mblodhën rrjetat plastike dhe pajisjet që përdorën. Fatkeqësia ekologjike është e madhe.
Për shumë vite, askush nuk është interesuar në këtë çështje. Asnjë qeveri dhe asnjë ministri mjedisi nuk i ka kërkuar dy kompanive të pastrojnë detin. Disa banorë lokalë postuan foto të marra në thellësi të detit dhe informuan NGO e cila vendosi të marrë aksione. Ekipi përbëhet nga 12 vullnetarë, zhytës nga Holanda, Britania e Madhe, Greqia, Libani dhe Hungaria.
Gjatë pranverës së 2021-shit, shumë banorë lokalë hezituan dhe u shqetësuan nga vullnetarët e huaj. Shumë prej tyre nuk besojnë se do të ketë ndryshime. E megjithatë ata i besojnë vullnetarëve dhe po marrin pjesë në fushatën e pastrimit.
Me kalimin e kohës mbetjet plastike dekompozohen dhe helmojnë peshqit.
Zhytësit vlerësojnë se ndotja e detit është një fenomen i fshehtë të cilin nuk e shohim me sy të lirë.
Rrjetat e marra transportohen në portin e Itakës dhe ruhen në kontejnerë. Më pas, ato shndërrohen në najlon të riciklueshëm. Stilistët e modës përdorin najlon për të krijuar veshje sportive, rroba banje, çorape, qilima etj. Pas Itakës, zhytës vullnetarë do të përfshihen në projekte të ngjashme në Spanjë dhe Kroaci.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës