30 mln $ garanci sovrane, kredi e butë për grosistët e produkteve ushqimore
Grosistët e mëdhenj të produkteve ushqimore: miellit, vajit, sheqerit dhe orizit, tashmë mund të aplikojnë për të marrë kredi të butë, në mënyrë që të kryejnë furnizimet me produkte.
Qeveria ka miratuar vendimin i cili vë në dispozicion një fond prej 30 milionë dollarë që do të mbulojë me garanci deri në 60% të financimit që bizneset do të marrin nga bankat.
Shuma e kredisë që lejohet të jepet nga 4 bankat e autorizuara është sa sasia e mallrave të blerë 3 muajt e fundit të vitit të shkuar.
Qëllimi i kredisë është mbështetja e bizneseve me likuiditet në mënyrë që në tregun vendas të mos mungojnë produktet bazë.
Përmes kësaj skeme synohet të garantohet 25% e nevojave për konsum të produkteve bazë.
Interesi maksimal i kredisë do të jetë bono thesari plus një marzh 3%, çka e me normat e sotme të tregjeve të titujve shtetërore varion mes 5.3 dhe 5.5%.
Bizneset të cilat kanë detyrime tatimore të prapambetura për3 vitet e fundit apo kredi të papaguar nuk do të mundin të aplikojnë për të përdorur skemën e garancisë sovrane.
Instrumenti i garancisë sovrane u përdor masivisht nga qeveria në periudhën e pandemisë së COVID-19.
Skema e parë kishte në dispozicion një fond 110 milionë dollarë për pagesën e pagave të punonjësve, dhe nga kjo shumë u përdorën 60 milionë dollarë nga bizneset, ndërsa për kapital pune u vendos një fond 150 milionë dollarë dhe u përdorën në total 80 milionë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset