Sekretari amerikan i Shtetit njofton 700 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

1 Qershor 2022 | 19:38

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi të mërkurën një furnizim prej 700 milionë dollarësh me armë dhe pajisje për Ukrainën.

Ky është furnizimi i 11-të për Ukrainën që prej fillimit të pushtimit rus.

“Ndihma ushtarake e SHBA-së do të forcojë pozicionin e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, për të siguruar fitore në fushën e betejës dhe përfundimisht do të forcojë pozicionin e Ukrainës në tryezën e bisedimeve”, tha Blinken në një deklaratë.

“Kremlini ka pasur sukses vetëm në shkatërrimin e komuniteteve, brutalizimin e civilëve, ndërprerjen e bujqësisë së Ukrainës dhe kërcënimin e sigurisë globale ushqimore duke bllokuar portet e Ukrainës. Vullneti i forcave të guximshme të Ukrainës për të mbrojtur vendin e tyre është i admirueshëm dhe Ukraina ka treguar se nuk do t’i nënshtrohet kurrë Rusisë”, shtoi Blinken.

Sekretari amerikan i shtetit e përfundoi deklaratën e tij duke u zotuar se SHBA dhe aleatët e saj “do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024