Durrësi noton në plehra, mbyllja e landfillit të Porto Romanos shkakton ndotje masive

9 Qershor 2020 | 17:26

Pasi u godit nga tërmeti, më pas nga coronavirus dhe kur priste vizitorët për turizëm, qyteti bregdetar i Durrësit është mbushur me mbeturina.

Prej ditësh Bashkia e Durrësit nuk i ka mbledhur mbetjet urbane, kështu rrugët e qytetit janë kthyer në kazanë plehrash të tejmbushur.

E njëjta situatë është edhe në rrugët e brendshme të qytetit. Mospastrimi i kazanëve dhe mbushja përplot e tyre ka bërë që pjesa më e madhe e mbeturinave të shtrohen në rrugë dhe trotuare.

Ndotja e ambientit dhe era e pakëndshme e mbetjeve kanë sjellë shqetësim serioz tek qytetarët, të cilët detyrohen të kalojnë pranë këtyre plehrave.

Deri në janar të vitit 2020 Bashkia Durrës, pasi i mblidhte mbetjet urbane, i depozitonte në vend grumbullimin e Porto Romanos. Mirëpo më 13 janar, Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi që ky landfill të mbyllej dhe aty të nisë ndërtimi i ECO-Park. Në një nga mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të mbajtur në dhjetor, kryeministri Edi Rama deklaroi se plehrat e Durrësit do të transportohen në landfillin e Sharrës, në Tiranë.

Euronews Albania u interesua pranë Bashkisë Durrës në lidhje me këtë situatë shqetësuese.  Zëdhënësi konfirmoi se nuk ka mundësi financiare për t’i dërguar plehrat në Sharrë, pasi kjo kërkon 2-3 milionë euro fonde në vit. Për këtë arsye, Bashkia i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do bënte të mundur depozitimin e mbetjeve, por ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Mbyllja e landfillit të Porto Romanos dhe pamundësia financiare e bashkisë ka bërë që kjo e fundit të depozitojë mbetjet në qytetin e Manzës.

Banorët e pyetur nga Euronews Albania e kundërshtojnë ardhjen e plehrave në Manëz.

“Më datë 5 natën kanë ardhur shumë kamionë, 15-20 kamionë të shoqëruar nga forca të shumta policie dhe kanë shkarkuar mbetjet këtu. Ka qenë një katastrofë edhe më e madhe sepse i është vënë flaka dhe tymi e bllokoi gjithë zonën”, – thotë një banor.

Bashkia e Durrësit angazhohet se brenda kësaj jave do të gjendet një zgjidhje përfundimtare për mbledhjen dhe depozitimin e plehrave të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026