Opozita do të radikalizohet, pritet takim me Ruçin, Murrizi: Këshilli zëvendësoi Parlamentin
Opozita parlamentare paralajmëron radikalizim të aksionit të tyre në rast se reforma zgjedhore miratohet sipas marrëveshjes në Këshillin Politik. Opozita ne Kuvend ka kërkuar ndihmën edhe të krerëve të partive të vogla jashtëparlamentare me qëllim zhvendosjen e aksionin të saj jashtë dyerve të Parlamentit
Nuk do të jetë e lehtë për maxhorancën që marrëveshjen për reformën zgjedhore ta miratojë në parlament. Në diskutimin e zhvilluar të martën, partitë opozitare paralajmëruan radikalizim të aksionit të tyre në rast se marrëveshja do të shkojë në parlament për t’ u votuar.
Në fund të takimit, ai që paralajmëroi aksionin e opozitës në parlament ishte kryetari i grupit parlamentar Demokrat, Myslym Murrizi.
“Pothuaj gjithë deputetët që kërkuan qershorin e vitit të shkuar ndryshim sistemit rikonfirmuam firmën e tyre në letrën dërguar zonjës Kim dhe Soreca duke treguar që i qëndrojnë vullnetit të tyre për të kondicionuar votën e tyre në funksion të ndryshimit të sistemit zgjedhor,” – tha Murrizi.
Për opozitën parlamentare, ultimatumi që i kanë dhënë Kryeministrit është ende në fuqi dhe ditën e mërkurë pritet të zhvillojnë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi ku do t’i shprehin shqetësimin e tyre sa i takon reformës zgjedhore.
“Meqë është kryetar mazhorance dhe ka 77 vota në Parlament kemi kërkuar të diskutojmë me të sepse anashkalohet institucioni më i lartë, Parlamenti dhe zëvendësohet me Këshillin Politik,” – u shpreh Murrizi.
Opozita ne Kuvend ka kërkuar ndihmën edhe të krerëve të partive të vogla jashtëparlamentare me qëllim zhvendosjen e aksionin të saj jashtë dyerve të Parlamentit.
Lexoni gjithashtu:
Maliqi: Opozitën në parlament e komandon Rama, topi i reformës zgjedhore i ka kaluar atij
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.