30 familje rome në Fier punësohen në bujqësi, mbjellin tokë me grurë e misër

2 Qershor 2022 | 19:30

30 familje të komunitetit rom në fshatin Baltëz të Fierit prej një viti janë bërë pjesë e punëve në bujqësi.

Ata kanë mbjellë 30 ha tokë, 15 me grurë dhe 15 me misër.

“Janë 15 misër dhe 15 grurë deri tani, është prodhimi shumë i mbarë për dhjetë ditë fillon shirja që këta marrin të ardhurat një herë në vit që janë të kosniderueshëm, por që familjet, pavarësisht se do të sigurojnë bukën e gojës për vete, kanë edhe për të shitur” thotë fermerti Eduart Koçi.

Përmes një projekti që synon punësimin e komunitetit rom, këto familje po sigurojnë të ardhurat mujore.

“Çfarë janë punë krahu, vaditja, pastrimi i kanaleve i bën vetë fermeri. Një familje i ofrohet rreth 2.5 milionë për një ha, që është ndihmë e konsiderushme”, sipas Koçit.

“Unë kam 8 dynym e gjysmë po na ecën puna mirë deri tani”, tha një fermer.

Gjatë punës disa fermerë kanë hasur edhe vështirësi.

“Na i kanë dhënë të tërë me një vend ku tokat nuk kanë ujë. “Këtu prodhimi është shumë i lartë, këta kënaqen shiko se si është gruri këtu është një pëllmbë”, shprehet një prej tyre.

Ky eshtë viti i dytë që një pjesë e komunitetit rom në Baltëz mbjellin kulturën e grurit dhe të misrit.

Gëzim Shabani, i cili merret me korrjen e grurit dhe mistrit thotë se ndryshe nga sa mendohet ky komunitet është i përkushtuar në punë.

“Unë po punoj këtu te këta romët edhe  ata janë punëtorë të mëdhenj packa se thonë se romët  nukj punojneë. Ka prodhim shumë të mbarë si gruri dhe misri dhe bravo ju qoftë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve

Nje marrëveshje me vlere 302 mln dollare me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per financimin e ushtrise shqiptare ka mbërritur në Kuvend. Mazhoranca kerkon qe...
17:26 | 27/07/2026

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me...
16:13 | 27/07/2026