Nën akuzë për tri vepra penale, përfundon seanca e parë në ngarkim të Agim Kajmakut

10 Qershor 2020 | 09:55

Ka përfunduar seanca e parë në ngarkim të ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili ndodhet në arrati nën masën “arrest me burg” në mungesë, në Gjykatën Penale të Tiranës. Gjykata ka pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtësit e Kajmakut.

Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina raporton se seanca e radhës ndaj  Kajmakut do të zhvillohet në  18 qershor, ora 10:00, ndërsa në pyetje do merren dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj.

Agim Kajmaku akuzohet për tri vepra penale, përkatësisht; “falsifikim të vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Në muajin gusht të 2019, Partia Demokratike tha publikisht se Agim Kajmaku kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Sipas selisë blu, ish-kryebashkiaku i Vorës rreth 16 vite më parë ishte arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, ndërsa këtë fakt nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizmit. 

Lexoni gjithashtu: 

Prokuroria kërkon arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, akuzohet për tri vepra penale

PD nxjerr provat për Agim Kajmakun, si u arrestua në Greqi?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026