Turqia dhe OKB ndërmjetësojnë marrëveshjen me Rusinë e Ukrainën për grurin

3 Qershor 2022 | 09:20

Turqia dhe OKB-ja kanë arritur të ndërmjetësojnë një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për të hapur një korridor përmes të cilit do të lejohet eksporti i grurit që mbetet i bllokuar në Ukrainë dhe në portet e Detit të Zi. Lajmi është bërë me dije nga agjencia e lajmeve Anadolu Agency.

Duke cituar burime diplomatike turke, raportohet  se përpjekjet mund të kulmojnë me nënshkrimin e një lloj marrëveshjeje në Stamboll.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thuhet se më në fund ka arritur  sukses në përpjekjet e tij diplomatike.

Që nga fillimi i luftës, ai ka mbajtur një rol neutral midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në Stamboll është planifikuar të krijohet një qendër që rregullon ndërveprimin midis Rusisë dhe Ukrainës me ndërmjetësimin e Turqisë në koordinim me OKB-në.

Në kuadër të kësaj nisme, 20 milionë tonë drithë do të eksportoheshin në tregjet botërore. Megjithatë, të korrat e grurit në Ukrainë pritet të bien me 40 për qind dhe pret të mbledhë pak më shumë se 19 milionë tonë grurë këtë sezon.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov viziton Turqinë më 8 qershor, në një përpjekje për të çuar përpara planet për zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina, të cilat janë penguar nga lufta ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

VIDEO | Ushtarët ukrainas festojnë për fitoren e Ukrainës ndaj Skocisë

Rusia akuzon Ukrainën dhe SHBA-të për vrasjen e fëmijëve në Donbas

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët

Finlanda kufizoi përkohësisht trafikun ajror dhe detar në Gjirin lindor të Finlandës të shtunën si një masë paraprake kundër një kërcënimi të mundshëm nga dronë,...
18:16 | 18/07/2026

I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
17:14 | 18/07/2026

Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Kanadanë me një rritje të tarifave për të mbuluar koston e ndotjes nga tymi nga zjarret që kanë...
17:06 | 18/07/2026