Suedi, zbardhet vrasja e ish-kryeministrit. Prokurorët mbyllin çështjen

10 Qershor 2020 | 10:31

Stig Engstrom, një specialist grafike, ishte personi që qëlloi për vdekje kryeministrin e Suedisë, Olof Palme në vitin 1986. Kështu deklaroi të mërkurën prokurori suedez Krister Peterson, i cili e shpalli të mbyllur çështjen që për dekada ka përndjekur Suedinë.

“Ky person është Stig Engstrom. Për shkak se ai ka vdekur, unë nuk mund të ngre akuzë ndaj tij dhe e kam vendosur ta mbyll hetimin”, deklaroi prokurori Peterson.

Kryeministri Palme u qëllua për vdekje në qendër të Stokholmit në vitin 1986, pasi kishte qenë në kinema me bashkëshorten dhe të birin, i pashoqëruar nga truproja.

Vrasja e tij shkaktoi një kërkim të gjatë për autorin, si dhe një seri teorish konspirative që përfshinin CIA-n, separatistët kurdë dhe shërbimet sekrete të Afrikës së Jugut.

E ndërsa një kriminel i rangut të ulët u dënua për vrasjen e Palme, vendimi u rrëzua më vonë dhe dështimi i policisë për të identifikuar fajtorin e vërtetë lanë shenjë në mendjet e njerëzve të shtetit nordik, që ende mburret për sigurinë që ekziston në rrugët e tij.

Palme ishte kryeministër mes viteve 1969 – 1976 dhe 1982  – 1986. Disa e konsiderojnë atë si arkitektin e Suedisë moderne, ndërsa konservatorët kanë urryer pikëpamjet e tij anti-koloniale dhe qëndrimin kritik ndaj Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026