SPAK kërkon 3,4 vite burg për Fatos Tushen

3 Qershor 2022 | 12:29

SPAK ka kërkuar 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Vendimi përfundimtar do të jepet më 13 qershor.

Ndërkohë për ish-nën kryetarin Gentian Nushin Prokuroria e Posaçme kërkoi 2 vite e 8 muaj burg.

Tushe u arrestua në fillim të korrikut të vitit të shkuar gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK.

Në pranga ranë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie për abuzime me tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026