Biden: I takon Ukrainës të vendosë nëse do lëshojë territor ndaj Rusisë

3 Qershor 2022 | 20:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden deklaroi se i takon Ukrainës të vendosë nëse do lëshojë territor ndaj Rusisë, në mënyrë që të arrihet paqja dhe të përfundojë lufta.

Deklaratën, Biden e dha këtë të premte para gazetarëve, teksa shtoi se ai nuk mund t’i thotë udhëheqësve të Ukrainës se çfarë duhet të bëjnë me territorin e tyre, shkruan CNN.

“Që nga fillimi, unë e kam thënë  dhe jo të gjithë janë dakord me mua, asgjë për Ukrainën pa Ukrainën. Është territori i tyre. Unë nuk do t’u them atyre se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë”, tha Biden.

Sipas Biden, do të duhet të gjendet një zgjidhje për të ndalur luftën, por nuk tha se cila mund të ishte një e tillë.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë ukrainasit që të mbrohen nga sulmet e forcave ruse.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët

Finlanda kufizoi përkohësisht trafikun ajror dhe detar në Gjirin lindor të Finlandës të shtunën si një masë paraprake kundër një kërcënimi të mundshëm nga dronë,...
18:16 | 18/07/2026

I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
17:14 | 18/07/2026

Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Kanadanë me një rritje të tarifave për të mbuluar koston e ndotjes nga tymi nga zjarret që kanë...
17:06 | 18/07/2026