BE-ja fut në listën e zezë komandantët rusë në Mariupol dhe Bucha
Bashkimi Evropian futi në listën e zezë komandantët ushtarakë rusë që drejtonin trupat e përfshirë në krimet në Buça dhe Mariupol, të premtën.
Në listën më të re të sanksioneve gjendet edhe Alina Kabayeva, për të cilën thuhet se është “e lidhur ngushtë” me presidentin rus Vladimir Putin.
BE-ja ka publikuar emrat e 65 personave të tjerë, të përfshirë nga paketa e fundit e sanksioneve për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Kjo paketë sanksionesh përfshin ndalimin e importit të naftës nga deti dhe heqjen e huadhënësit më të madh rus, Sberbank, nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar lidhur me listën e zezë të BE-së. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë koment publik nga ata që ishin në shënjestër të sanksioneve.
Në mesin e 65 personave të përmendur, ishte edhe Azatbek Omurbekov, për të cilin BE-ja deklaroi se ai udhëhoqi trupat ruse kur ato “vranë, përdhunuan dhe torturuan civilët në Buça”.
Në listë është përfshirë edhe gjenerali Mikhail Mizintsev, për të cilin BE-ja tha se mbikëqyri rrethimin dhe bombardimin e Mariupolit, në të cilin u vranë mijëra njerëz. Sulmet ruse në qytetin port të Detit Azov goditën maternitetin dhe teatrin, duke vrarë qindra fëmijë, tha BE-ja, duke e quajtur Mizintsevin “Kasap i Mariupolit”.
Sanksionet e fundit goditën gjithashtu Arkady Volozhin, i cili u largua menjëherë nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv në Yandex, një gjigant rus i internetit, në të cilin bankat shtetërore, përfshirë Sberbank, kanë aksione, tha BE-ja.
Aksionet e Yandex ranë deri në 10 për qind pas njoftimit të BE-së, megjithëse më vonë u rikuperuan, me një humbje prej 6 për qind atë ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet