Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe dy nënkryetarët
Partia Demokratike ka zgjedhur sekretarin e Përgjithshëm dhe dy nënkryetarët e saj.
Pas numërimit të votave, ka rezultuar se Flamur Noka ka marrë më shumë vota (157) se kandidati tjetër Arben Ristani (54) për postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Ndërsa, nënkryetarë të Partisë Demokratike janë zgjedhur Luçiano Boçi me 123 vota dhe Oerd Bylykbashi që mori 107 vota.
Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi të cilët gjithashtu kandidonin për numrin dy të PD, nuk kanë arritur të zgjidhen. Këlliçi ka marrë 92 vota, ndërsa Shehaj 73 vota.
Për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë Demokratike votuan 211 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Sekretariatet
Organizatat Partnere – Megi Balliu (103 vota)
Transport, luftë kundër Korrupsionit dhe pronat – Lediana Mandia (101 vota)
Të drejtat e njeriut – Bislim Ahmetaj (127 vota)
Organizata për Burimet njerëzore – (Ervin Minarolli 149 vota)
Integrimi Europian – Edmond Spaho (127 vota)
Marrëdhëniet me publikun – Jola Hysaj (111 vota)
Të përndjekurit politikë – Lorenc Luka (112 vota)
Emigracioni dhe Diaspora – Indrit Hoxha (104 vota)
Pushteti vendor – Ylli Asllani (113 vota)
Ligjet dhe Çështjet zgjedhore – Ivi Kaso (144 vota)
Kryetar të gjykatës së partisë – Adriana Kalaja (126 vota)
Anëtar të Gjykatës së Apelit – Elton Bano (144 vota)

LEXONI GJITHASHTU
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha