Ish-Kryeministri Haradinaj flet për raportet e tij me presidentin Thaçi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sot për raportet e tij me presidentin, Hashim Thaçi. Ish-kryeministri që sa mbante këtë post, kishte marrëdhënie të tensionuara me të parin e shtetit, tha se ka disa tema që i bashkojnë. E një prej tyre duket se ka qenë bindja e deputetit të Nismës, Haxhi Shala për të votuar qeverinë Hoti. I pyetur se, a ka qenë në makinën e përbashkët me Thaçin, Haradinaj duke hezituar të përgjigjet, tha se “makina ka qenë e atyre që e vozisin”.
“Me presidentin na kanë ndarë disa tema, por mund të na bashkojnë disa të tjera. E vërteta është që Kosova, kufijtë e vet, kushtetua e vendit janë obligim i gjithëve për t’i mbrojtur. Njëkohësisht, në funksionet tona politike zbatojnë secili të drejtën time. Unë si kryetar partie, palë në qeverisje dhe për faktin se zotëri Haxhi Shalën kam pas rastin ta njoh qysh prej 99-tës kemi shërbyer bashkë e më vonë si partner koalicionit…Sa i përket raporteve me presidentin, ato mbesin në bazë të funksioneve dhe përgjegjësive, për makinën ato janë të atyre që i vozitin”, tha ai.
Sa i përket deklarimeve të presidentit Thaçi, se qeveria Hoti është e pakicës shqiptare dhe se duhet punojë me opozitën, Haradinaj tha se për dialogun me Serbinë iu nevojitet një gjë e tillë.
“Është me rëndësi të jetë një shumicë solide, sa i përket qeverisjes është funksionale, por sa i përket temave tjera të interesin nacional, si dialogu sikurse e dina vendimet i merr parlamenti. Është e pamundshme pa një shumicë shqiptare të arrihet një vendim i kësaj natyre. Personalisht mendoj se është me dobi të ketë një konsensus për temat nacionale”, tha Haradinaj. Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një vizite sot në hidrocentralin “Renelual Tahiri” në Dragash.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus