Bie nga lartësia teksa punonte, humb jetën 65-vjeçari në Tiranë
Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme, pasi ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Josif Pashko” në kryeqytet, ndërsa viktima është shtetasi P.P.
“Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Punës, kushtet e sigurisë në punë në vitin 2021 nuk janë përmirësuar, pasi është regjistruar i njëjti numër aksidentesh sa në 2020-ën.
Pyetur nga Euronews Albania. Inspektorati Shtetëror i Punës ka deklaruar se në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejtë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Përgjatë vitit 2021, 32 punonjës kanë humbur jetën si shkak i aksidenteve në punë.
Ndryshe nga çdo vit tjetër, aksidentet me pasojë vdekje gjatë 2021-shit kanë ndodhur më së shumti në aktivitetin elektricitet-gaz, ujë.
Nga 32 viktima në total, 8 janë shkaktuar vetëm në këtë sektor. Punonjësit në ndërtim dhe miniera mbeten ende më të rrezikuarit në vendin e punës.
LEXONI GJITHASHTU
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut