Rreziku rus, 13 vende të NATO-s nisin stërvitjen ushtarake në detin Baltik

6 Qershor 2022 | 11:19

Në mesin e raporteve të tensionuara me Rusinë, e kur lufta në Ukrainë duket se nuk ka mbarim, aleatët e Aleancës Euroatlantike nisin një stërvitje ushtarake, e cila zhvillohet në Detin Baltik.

Në Stërvitjen e quajtur Baltops 2022 marrin pjesë 14 vende anëtare të NATO-s di dhe Suedia dhe Finlanda, të cilat kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e aleancës.

Pjesë e saj janë Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Në stërvitje e përbashkët janë përfshirë 45 luftanije, 7000 ushtarakë, 75 avionë dhe helikopterë. Manovrat ofrojnë një mundësi trajnimi dhe janë kritike për lirinë e lundrimit dhe sigurinë në Rajonin e Detit Baltik.

Gjatë kësaj kohe do të ketë operacione zbarkimi, artilerie, operacione kundër nëndetëseve, mbrojtje ajrore, si dhe operacione të çminimit, neutralizimit të eksplozivëve dhe operacione të zhytjes.

Stërvitjet, të cilat do të zgjasin deri më 16 qershor, do të zhvillohen në faza të ndryshme në Detin Baltik Qendror dhe Jugor, veçanërisht në brigjet e Suedisë, Letonisë, Polonisë dhe Gjermanisë.

Aktualisht ka tre anije luftarake amerikane në Detin Baltik – dy anije  të mëdha   zbarkimi dhe shkatërruesi i raketave USS Gravely.

Stërvitjet BALTOPS janë zhvilluar që nga viti 1972 dhe këtë vit lidhen me 500-vjetorin e Marinës Mbretërore Suedeze.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026