Përballja Fury-Joshua, dy kampionët britanikë ndeshen vitin tjetër

11 Qershor 2020 | 06:43

Boksierët britanikë, Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshjen për t’u ndeshur për titullin kampion të peshave të rënda. Fjalët për një takim të mundshëm mes dy gjigantëve angleze kanë qarkulluar që kur dy boksierët arritën të shpalleshin kampionë, në shkurt Fury arriti t’i merrte titullin kampion në federatën WBC amerikanit Deontey Wilder ndërsa Joshua i rimori titujt e 4 federatave, WBA, IBF, WBO dhe IBO meksikanit Andy Ruiz, në ndeshjen e revanshit në muajin dhjetor.

Menaxheri i Joshuas, bëri të ditur se dy boksierët kanë rënë dakord parimisht për zhvillimin e ndeshjes vitin e ardhshëm teksa është arritur edhe marrëveshja mbi termat financiarë. Në marrëveshje përfshihet edhe një ndeshje e dytë revanshi midis tyre.

Nga ana kontraktuale, Tyson Fury duhet të ndeshet më parë sërish me amerikanin Deontay Wilder, i cili deri përpara shkurtit nuk kishte asnjë humbje në karrierë me 44 ndeshje të fituara me 41 “Knock Down”-e.  Megjithatë kampioni britanik u shpreh i lumtur mbi arritjen e marrëveshjes për t’u ndeshur me Anthony Joshuan.

“Kjo është ndeshja më e madhe në historinë e boksit britanik. Kemi arritur një marrëveshje për t’u ndeshur dy herë. Vitin tjetër do të keni mundësi të shihni sfidën Tyson Fury- Anthony Joshua. Më parë do më duhet të mposht edhe një herë Deontay Wilderin dhe vitin e ardhshëm do të ndeshem me Joshuan,” – u shpreh Fury, 31 vjeçar i cili në vitin 2016 u pezullua 2 vite për përdorim kokaine dhe humbi 4 titujt që ia kishte fituar më parë ish-kampionit ukrainas Wladimir Klitschko.

 

Lexoni gjithashtu:

Federer humbet sezonin, lëndimi i gjurit bëhet pengesë për zviceranin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026