Haxhiu: Në Prishtinë s’u shkrep asnjë plumb, nga dolën gjithë këta veteranë?
Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania se protesta e veteranëve të UÇK kundër kryeministrit Kurti është një bumerang që po i kthehet kreut të qeverisë për shkak të iluzionit që ai krijoi tek njerëz që në fakt nuk kanë qenë veteranë lufte.
Sipas Haxhiut, këtë status e kanë marrë 160 mijë vetë, përfshirë edhe vetë Kurtin që është veteran lufte pse ishte përkthyes në kohën e luftës, ndërkohë që kanë qenë 24-25 mijë personat që luftuan me UÇK.
“I pari i qeverisë është veteran lufte dhe merr 170 euro. Se di pse një përkthye është veteran lufte. Ndaj kemi sot 160 mijë, e ka marrë këtë status kushdo. 24 mijë është numri i atyre që kanë bërë luftë direkt, por nëse logjika e bën Kurtin veteran se ka qenë përkthyes atëherë kjo është pasojë e kësaj hipokrizie. Në Prishtinë nuk është shkrepur asnjë plumb, atëherë ku dolën këta veteranë. Ata reagojnë tani sepse Kurti kur u kanë dhënë iluzionin se janë veteranë, e kanë vështirë të heqin dorë nga ai status”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta