Zusi: Ka kompani që paguajnë 3 mijë euro për të marrë çmime ndërkombëtare

7 Qershor 2022 | 08:25

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve dhe Eksportuesve, Alban Zusi deklaroi se jo të gjitha certifikimet ndërkombëtare janë të besueshme, sa i takon sigurisë ushqimore.

Për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Zusi u shpreh se ka kompani shqiptare që paguajnë 3 mijë euro për të marrë çmim ndërkombëtar pa asnjë lloj kriteri.

“Jo gjithmonë çdo lloj certifikimi apo çdo lloj kupe ndërkombëtare është e besueshme, ka vlerë. Ne jemi dëshmitarë të disa lloj çmimeve ndërkombëtare që jepen, pa asnjë lloj kriteri. Thjesht të vjen një letër ku thuhet se je zgjedhur si kompani humë e mire, do marrësh një çmim dhe do paguash 3 mijë euro. Shkojnë atje në një sallë të madhe, gjithë bizneset shqiptare, pa dorëzuar asnjë dosje, pa u bërë asnjë lloj auditimi apo inspektimi dhe marrin një kupë të zakonshme duke paguar 3 mijë euro”, tha ai.

Sipas Zusit, institucionet serioze europiane bëjnë analiza të detajuara në terren, teksa shtoi se konsumatorët duhet të drejtohen drejt produkteve të identifikueshme pasi janë më të sigurta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022