Policia italiane në Tiranë, 25 vite bashkëpunim në luftën kundër krimit
Kremtimi i bashkëpunimit 25 vjeçar mes policisë italiane dhe asaj shqiptare ka sjellë në Shqipëri Guarda di Finanza-n dhe karabinierët bashkë me ministren e brendshme Luciana Lamorgese.
Në disa stenda që u ngritën në sheshin Skëndërbej, reparte të policisë italiane ekspozuan pajisjet e tyre.
Nuk munguan një ‘lamburgini’ e policisë rrugore italiane apo mjetet për terrene të thyera të Guarda di Finanza-s dhe karabinierëve.
Bashkëpunimi i ngushtë i policisë shqiptare me homomologët përtej Adriatikut daton nga viti 1997 ndërsa në Tiranë e pranishme ishte dhe ministrja e brendshme e Italisë Luciana Lamorgese.
Në mënyrë të veçantë Lamorgese tha se Shqipëria nuk është më një problem për Italinë prej vitesh, për sa iu përket flukseve migratore.
Vizita e një Ministri të Brendshëm italian vjen pothuajse pas 7 vitesh. Në vitin 2015 Shqipërinë e vizitonte ministri i Brendshëm i asaj kohe, Angelino Alfano.
Ndërkohë çdo vit ekspertë të policisë italiane monitorojnë nga ajri territorin e Shqipërisë për luftën kundër kultivimit të kanabisit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut