Policia ndalon rreth 40 emigrantë në Tiranë, depërtuan ilegalisht nga Bilishti
Policia ndaloi këtë të enjte disa grupe emigrantësh të paligjshëm në autostradën Tiranë-Elbasan. Ata janë nga Siria dhe Iraku, ndërsa pas ndalimit u dërguan menjëherë në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se bëhet fjalë për rreth 40 emigrantë të huaj, të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, pikërisht në zonën kufitare të Bilishtit.
Ata janë shprehur për Euronews Albania se kanë paguar nga 200 euro për të udhëtuar nga Bilishti drejt Tiranës. Pas arrestimit ata janë dërguar në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës ku po iu nënshtrohen procedurave.
Sipas dëshmive të tyre mësohet se destinacioni final i emigranteve ishte Gjermania. Sipas gazetarit Ferhati, gjatë vitit 2019 në Shqipëri kanë hyrë rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm.
Ata e kanë parë Shqipërinë si vend tranzit, i cili do t’u krijonte kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Prania e emigrantëve të huaj në Shqipëri ka shqetësuar banorët në Babrru dhe jo vetëm, ndërsa ankohen se janë shtuar rastet e vjedhjeve.
Këtë shqetësim e ka ngritur edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka thënë se duhen shtuar kontrollet në kufi për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut