Lufta në Ukrainë, ndikim në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në mbarë globin
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen pranoi të martën se inflacioni është në “nivele të papranueshme”, por gjithashtu u përpoq të nënvizonte se nuk është një problem vetëm për Shtetet e Bashkuara.
“Lufta e Putinit në Ukrainë po ndikon në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në nivel global”, u tha Yellen ligjvënësve. “Ne nuk jemi i vetmi vend që përjetojmë inflacion. Ju mund ta shihni këtë pothuajse në çdo vend të zhvilluar anembanë botës.”

Ajo theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk janë imune ndaj goditjeve globale të energjisë.
“Ne jemi pjesë e tregjeve globale të naftës që janë subjekt i ndikimeve gjeopolitike,” tha Yellen. “Duke pasur parasysh natyrën globale të këtyre tregjeve, është praktikisht e pamundur për ne që të izolohemi nga goditjet si ato që po ndodhin në Rusi që lëvizin çmimet globale të naftës.”
Ajo shtoi se është kritike që Shtetet e Bashkuara të bëhen “më të varura nga era dhe dielli që nuk i nënshtrohen ndikimeve gjeopolitike”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)