Kryeministri i RMV-së në Open Balkan: Ftesa për Albin Kurtin mbetet e hapur

8 Qershor 2022 | 10:30

Ballkani i Hapur po zhvillon samitin në Ohër të mërkurën, ku i pari fjalën e mbajti kryeministri i RMV-së Dimitar Kovacevski.

Kovacevski tha se objektivi i Ballkanit të Hapur është anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ndërsa përmendi përfitimet e vendeve që janë pjesë, theksoi se ftesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “mbetet e hapur”.

Kovacevski premtoi se me zbatimin e marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur, qytetarët e vendeve do të kenë paga më të mira.

Ai listoi një serë marrëveshjesh mes vendeve anëtare të kësaj nisme, si lehtësimet në doganë për mallrat, njohja e ndërsjellë e diplomave, një treg i përbashkët pune, promovim i turizmit, kalendar i përbashkët kulturor.

“Jemi këtu për treg më të madh, mobilitet dhe zhvillim të bizneseve në rajon. Përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve. Bizneset në vendet tona kanë rënë dakord se Ballkani i Hapur i duhet rajonit. Ky samit na çon edhe më tej në përafrimin e popujve tanë. Do të firmosim marrëveshje të reja bashkëpunimi si njohja e diplomave. Do të krijojmë një treg të përbashkët punë. Gjithashtu, do të promovojmë Ballkanin si një vend atraktiv për botën. Detet e Shqipërisë, malet e liqenet e Maqedonisë. Do të krijojmë një kalendar të përbashkët të aktiviteteve kulturore”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026