KLGJ e shkarkoi nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani reagon për Euronews Albania

11 Qershor 2020 | 15:47

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur me shumicë votash shkarkimin e Ardian Dvoranit, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Vendimi është marrë me 6 vota pro dhe 4 kundër, ndërsa pas këtij vendimi, Dvoranit i lind e drejta për të qenë gjyqtar në Apel. Me këtë vendim, Dvorani humbet dhe detyrën si drejtues i këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas largimit nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvoranit i lind e drejta për të filluar punë si gjyqtar i Gjykatës së Apelit.

Vendimi për largimin e kreut të KED nga Gjykata e Lartë vjen pas një betejë të gjatë mes tij dhe Presidentit, Ilir Meta, i cili ka kërkuar largimin nga detyra pasi vijonte të ushtronte funksionin pas përfundimit të mandatit në mënyrë të paligjshme. Madje, Presidenti i Republikës e ka akuzuar atë për vendime të njëanshme në favor të qeverisë gjatë proceseve për reformimin e sistemit të drejtësisë.

​Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani në një reagim për Euronews Albania mbi vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta shkarkuar si anëtar të Gjykatës së Lartë, e cilëson vendimin një “gafë” nga ana juridike.

Z. Dvorani thotë se, materialet që ai ka paraqitur në KLGJ ku argumenton pse duhet të vijojë të mbajë detyrën deri sa të zëvendësohet, nuk janë lexuar nga anëtarët.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme, dua të shikoj se çfarë do të katranosin në arsyetim. Dy materiale e mia prej 40 faqesh nuk i kanë lexuar ose s’kanë dëshirë ose janë penguar. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj”, shprehet kreu i KED.

Vendim i KLGJ vjen pas përgjigjes që EURALIUS dhe OPDAT dhanë se nuk mund të japin opinion për këtë çështje por KLGJ duhet të vendosë vetë. Tashmë Gjykata e Lartë mbetet me tre anëtare dhe një nga këta tre anëtarët duhet të zgjedhin kryetarin e ri të saj.  

Ardian Dvorani, është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë në shkurt 2005, ndërsa më parë ka kryer dhe funksionin e prokurorit që para rrëzimit të sistemit monist. Mandati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë zgjat 9 vjet dhe për rrjedhojë, mandati i z. Dvorani ka përfunduar që prej vitit 2014.

Lexoni gjithashtu:

Përplasja Meta-Dvorani, EURALIUS dhe OPDAT: Japim asistencë, jo opinione

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026