Shumica e aleatëve të Abazoviç kundër Ballkanit të Hapur, thotë gazetarja Leka
Mali i Zi mori pjesë në punimet e nismës rajonale Ballkani i Hapur, zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 7 dhe 8 qershor.
Kryeministri Dritan Abazoviç tha se Mali i Zi ende nuk e ka vendosur nëse do bëhet apo jo anëtare e kësaj nisme, por se ishte në rolin e vëzhguesit.
Gazetarja Ilmira Leka tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se shumica e aleatëve të Abazoviç, partitë pro malazeze nuk e mbështesin këtë nismë.
Sipas saj, Abazoviç nuk do ta ketë shumicën në parlament në lidhje me këtë çështje.
“Aleatët e tjerë të Abazoviç, partitë pro malazeze janë kundër kësaj iniciative. Abazoviç nuk do të ketë shumicën apo përkrahjen e duhur”, tha ajo.
Sipas Lekës, opozita pro serbe është pro Ballkanit të Hapur, teksa shtoi se kjo nismë favorizon më së shumti Serbinë.
Në punimet e Ballkanit të Hapur, morën pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe iu bashkuan si vëzhgues Mali i Zi e Bosnje dhe Hercegovina.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta