Ministri i mbrojtjes në Ukrainë: Rusia po shton presionin

9 Qershor 2022 | 15:54

Ministri i mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov u shpreh i pakënaqur me sasinë e armëve që po vijnë në ndihmë të Ukrainës.

Sipas tij situata në vijnë e parë është e vështirë dhe Rusia sa vjen e shton presionin.

Në një deklaratë në Facebook të enjten, ministri u shpreh se pavarësisht dëmeve që po i shkaktohen ushtrisë ukrainase ata prap janë të fortë dhe përparojnë në disa pjesë të frontit.

Ukraina, tha ai, “tashmë kishte marrë, blerë në treg, prodhuar dhe dorëzuar në Forcat e Armatosura të Ukrainës një numër të konsiderueshëm armësh”.

“Këto shifra do të kishin mjaftuar për një operacion mbrojtës fitimtar kundër çdo ushtrie në Evropë. Por jo kundër Rusisë. Rusia ka ende shumë mjete për të gllabëruar jetë njerëzore për të kënaqur egon e tij perandorake”, tha Reznikov.

“Kjo është arsyeja pse ne theksojmë: Ukraina ka nevojë dëshpërimisht për armë të rënda, dhe shumë shpejt. Ne kemi vërtetuar se, ndryshe nga shumë të tjerë, nuk kemi frikë nga Kremlini, por si vend nuk mund të përballojmë të humbasim djemtë dhe vajzat tona.”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024