Cilat janë format më të shpeshta të diskriminimit në vendin e punës?
Esmeralda Hoxha, koordinatore e qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim foli rreth një raporti të realizuar për të kuptuar diskriminimet gjinore në vendin e punës.
Ajo sqaroi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania disa nga format e diskriminimit që jo gjithnjë konsiderohen si të tilla, për shkak të mungesës së informacionit. Hoxha e konsideroi këtë edhe një problematikë që vjen si pasojë e mungesës së edukimit qytetar ligjor.
- Ngritja e zërit
- Mospagesa e lejes së lindjes
- Mosdhënia e lejes vjetore e paguar sipas legjislacionit janë disa nga format e diskriminimit.
Prekja pa dëshirën e personit, e tipit “bravo” me dorën në shpatulla cilësohet ngacmim seksual. Në fakt, Hoxha solli në vëmendje se duke pasur afrimitet në vendin e punës, shpesh diçka e tillë sado keq mund të na bëjë të ndihemi, anashkalohet me idenë “mes kolegësh”.
“27% të të anketuarve kanë pranuar që janë ngacmuar seksualisht me pjesën më të madhe janë gra dhe vajza. Fatkeqësisht vetëm 4% prej tyre kanë pranuar, kanë menduar dhe kanë bërë një raportim në polici,” – u shpreh koordinatorja.
Ajo tha se pjesa tjetër e rasteve të paraportuara trajtohen privatisht duke u larguar nga puna, apo duke e zgjidhur me të afërmit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta