Separatistët pro rusë në Donetsk dënojnë me vdekje 2 britanikë e 1 maroken

10 Qershor 2022 | 09:16

Separatistët pro rusë në Donetsk treguan forcën e tyre duke dënuar me vdekje dy ushtarë britanikë dhe një maroken, pjesë e ushtrisë ukrainase të akuzuar si mercenarë.

Në këto imazhe , të regjistruara nën kontrollin e rreptë të autoriteteve vendase, të akuzuarit dukeshin të dorëzuar përpara  fatit të tyre.

“Unë shpresoja se dënimi do të ishte shumë më i drejtë duke gjykuar rrethanat në të cilat ndihmova hetimin dhe gjithashtu sepse u dorëzova në Republikën Popullore të Donetsk. Do të doja të ishte ndryshe, por Zoti do të jetë ai që do të më gjykojë kur të vijë koha, U SHPREH Aiden një nga ushtarët britanikë të dënuar

Disa burime raportojnë se gjyqi  ku të dënuarit kishin shumë pak kontakte me përkthyesin ishte një akt propagande.

“Ky ka qenë vërtet një gjyq i shtirur . Ne nuk duhet t’i japim asnjë kredibilitet. Ata u kapën nga forcat ruse në Mariupol dhe ata duhet të trajtohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Gjenevës, e cila sigurisht që përjashton gjyqet e shtitura , u shpreh deputeti konservator Robert Jenrick

Ky vendim i cili pritet të apelohet vendos nën presion fuqitë perëndimore të cilat mbështesin Ukrainën.

Është po ashtu një sinjal për ushtarët ukrainas të cilët sikundër tre të dënuarit u dorëzohen trupave separatiste me shpresën e një gjyqi të drejtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024