Scholz në Prishtinë: Njohja reciproke Kosovë – Serbi hap rrugën për në BE

10 Qershor 2022 | 12:01

Liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian për Kosovën ishte ndër çështjet kryesore të diskutuara gjatë takimit midis kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Albin Kurtit në Prishtinë, të premten.

Kështu bëri me dijë Scholz në një konferencë të përbashkët për mediat pas bisedimeve.

“BE të bëjë punën e saj për liberalizimin e vizave të Kosovës”, u shpreh Scholz.

Kancelari gjerman bëri me dije se biseduan me Kurtin edhe për rijetësimin e procesit të Berlinit dhe zbatimin e 4 marrëveshjeve, ku përfshihet ajo për lëvizjen e lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe njohja reciproke e diplomave.

Scholz foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të avancojë duke çuar në njohje reciproke, si kusht për perspektivën e dy vendeve për të qenë pjesë e BE-së.

“Kosova dhe Serbia të gjejë një marrëveshje politike. Lajçak e mbështet dialogun, një qëndrim konstruktiv në interes të qytetarëve dhe perspektivës së Kosovës në BE. Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë BE-së”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026