Ujërat e zeza derdhen në Lanë, pas shiut vërshuan në rrugët e Tiranës
Disa minuta shi dhe Lumi i Lanës doli nga shtrati, të enjten. Mbetjet zënë bregun dhe era është e padurueshme prej ujërave të zeza dhe mbetjeve që derdhen në të.
Këtu rrjedhin ujërat e patrajtuara të qytetit, në ditë me shi si ajo e djeshmja Lumi Lanës del nga shtrati dhe vërshon në rrugët e qytetit, duke shkaktuar ndotje dhe erë të pakëndshme.
Qytetarët ankohen për situatën:
“Dikur lanim rrobat, ka qenë për t’u pirë, tani duket sikur ka naftë.”
“S’kemi çfarë bëjmë, jemi mësuar, era Shqipëri vjen.”
Për ekspertët e mjedisit Lumi i Lanës është kthyer në një Kanal ujërash të zeza.
Raporti i Gjendjes në Mjedis në vitin 2020 tregoi se Uji i Lanës është në gjendje shumë të keqe pasi vlerat e ujit rezultojnë në vlera më të ulëta se normat e lejuara.
Ndër burimet kryesore të ndotjes janë ujërat e zeza, detergjentet larës, ujërat industriale dhe mbetjet e ngurta.
Tirana është i vetmi kryeqytet në rajon që nuk i trajton mbetjet e ujërave të zeza. Vende të tjera përdorin Impiante përpunimi.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West