Presidenti Meta këmbëngul tek negociatat, thirrje palëve: Duhet bashkëpunim gjithëpërfshirës
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në komunikimin e përjavshëm për mediat është ndalur në një sërë tematikash, ndërsa ka bërë thirrje që palët të bashkëpunojnë ngushtë për përshpejtimin e integrimit europian.
Ai veçoi si çështjen më të rëndësishme të javës takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, i cili u mbajt me 9 qershor, ku i pranishëm ishte kryeministri i vendit, por edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
“Në çështjen më të rëndësishme të kësaj javë, që është takimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, i cili u zhvillua me 9 qershor. Dihet që këto javë janë shumë me rëndësi për procesin e integrimit dhe të çeljes së negociatave. Komisioni Evropian do të prezantojë kuadrin negociator dhe një raport mbi zbatimin e kushteve nga ana e Shqipërisë. Duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëveprim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushte të mos mbeten të pa përmbushura dhe që çelja e negociatave të mos mbetet në vend numëro”, tha ai.
Kreu i Shtetit ftoi palët që të përmbushin 15 kushtet e vëna nga Brukseli, ndërkohë tha se Shqipëria mund të konsiderohet me fat në këtë periudhë pasi Gjermania me 1 korrik merr drejtimin e presidencës së Bashkimit Europian.
“Ne sot do t’i përcjellim Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, komentet e plota, me sugjerime konkrete mbi planin e hartuar nga MEPJ. Dua të theksoj se zbatimi i 15 kushteve dhe i detyrimeve të Stabilizim Asocimit, janë mënyra e vetme për ta bërë të besuar siç e parashikon edhe metodologjia e re e Bashkimit Europian. Kemi një mundësi shumë të mirë të bëjmë një progres, pasi dihet që me 1 korrik presidencën e BE e merr Gjermania dhe shpresoj shumë t’u përgjigjemi me shumë seriozitet, sikurse ata e kanë ndjekur këtë proces duke bërë sforco të panjohura me parë, në mënyrë që dera e integrimit europian të jetë e hapur për Shqipërinë”, u shpreh Meta.
Presidenti Meta i pyetur nga gazetari i Euronews Albania Ervin Koçi për vendimin e KLGJ, i cili vendosi të shkarkojë nga detyra Ardian Dvoranit, dha këtë përgjigje: “Mendoj se qëndrimi i presidentit ka qenë dhe mbetet qëndrimi i kushtetutës dhe i ligjit, të cilat kanë qenë shumë të qartë që nga momenti i dekretimit të anëtarit të parë të Gjykatës së Lartë. Vendimi i djeshëm është i vonuar, por sidoqoftë është pozitiv dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë”, tha ai.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave për hyrjen e paligjshme të emigrantëve në Shqipëri, Meta nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të mblidhet apo jo Këshilli i Sigurisë Kombëtare, por tha se ky shqetësim ekziston dhe se po hetohet nga strukturat përkatëse.
“Mund t’ju them se po bëjmë një investigim për këtë, por edhe për disa shqetësime të tjera. Ka disa shqetësime nga disa qytetarë, por do duhet të bëjmë investigime dhe po bashkëpunojmë me institucionet dhe partnerët, për të arritur disa konkluzione me të sakta. Sa i përket hapit tjetër do t’u njoftojmë”, tha Meta.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut