Nis rindërtimi i shkollës në Marikaj, Rama: Të mbarojë më 26 nëntor
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, përuruan të premten nisjen e punimeve për rindërtimin e shkollës në Marikaj të Vorës.
Rama tha se rindërtimi i shkollave të dëmtuara nga tërmeti do të bëhet me cilësi më të mirë duke ndikuar kështu edhe në rritje ne standardit të mësimdhënies.
Ministri Ahmetaj tregoi se “shkollat do të kenë të gjitha mjediset që kërkohen, palestra, fusha sporti, ambiente të veçanta”.
Shkolla në Marikaj, e ndërtuar në vitin 1975 dhe me rreth 15 klasa, nuk ishte restauruar më parë, ndërsa pas tërmetit të nëntorit 2019 pësoi dëmtime serioze.
Rindërtimi i shkollës do të kushtojë rreth 175 milionë lekë dhe është marrë përsipër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Megjithëse afati i përfundimit të punimeve është vendosur dhjetori i vitit 2020, Rama këmbënguli që punimet të mbyllen përpara 26 nëntorit, datë e cila do të përkojë me njëvjetorin e tërmetit fatkeq që i mori jetën 51 personave.
“Projekti është shumë i bukur. Problemi është afati. Në 26 nëntor duhet të mbarojë. Në 27 nëntor në mëngjes, duhet të voijnë fëmijët, prindërit dhe komuniteti dhe të bëjnë feste”, u shpreh kryeministri.
Të enjten, kryeministri Rama dhe ministri Ahmetaj ishin në Derven të Fushë-Krujës, ku përuruan nisjen e punimeve për shkollën “Kastrioti”.
Sipas qeverisë janë 129 shkollave që do të rindërtohen mbi rrënojat që la pas tërmeti.
Tërmeti i 26 nëntorit, me epiqendër 22 kilometër larg Durrësit dhe mangitudë 6.3 të shkallës Richter shkaktoi 51 viktima dhe shpërnguljen e 17 mijë personave.
Në vlerësimin e nevojave të pas-fatkeqësisë, hartuar nga qeveria shqiptare, ekspertë të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara kanë evidentuar dëmtimin e mbi 96 mijë ndërtesave, 321 prej të cilave ndërtesa arsimore dhe 36 shëndetësore.
Lexoni gjithasthu:
Rama e Ahmetaj inspektojnë nisjen e rindërtimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti
Veliaj premton të nisë pagesat e para për dëmet e tërmetit pas fundit të qershorit
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta