FOTO | Del teza e maturës shtetërore para përfundimit të provimit

11 Qershor 2022 | 12:34

Teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është publikuar përpara se maturantët të mbaronin provimin.

Deputetët e Partisë Demokratike, Lefter Gështenja dhe Luçiano Boçi kanë publikuar tezën e provimit, ku dhe kanë denoncuar publikimin e saj, 1 orë para përfundimit të provimit.

33 mijë maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues.

Testet e maturës shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026