Ministrja Shahini: Këtë vit provimet ishin më të lehta, maturantët po nxiten nga opozita

12 Qershor 2020 | 14:09

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini reagoi ndaj protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit nga një grup maturantësh kundër provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre se testi ishte shumë i vështirë dhe me pyetje jashtë programit.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ministrja e Arsimit shprehet se ndjehet e keqardhur për nxënësit që sipas saj po përdoren dhe nxiten nga opozita kundër testeve kombëtare.

“Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”! Megjithatë, keqardhja për nxënësit “protestues” më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido.

Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon “lehtësimin” e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s’ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave fallco, diplomave fallco, universiteteve fallco, provimeve fallco, promovimeve fallco”, shkruan ministrja.

Teksa sqaron se  provimet kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh, ministrja Shahin thekson se  ajo i beson Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) “kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa – PA TEMAT që janë zhvilluar në kushte shtëpie”.

“QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Ndërkohë, ne do të kallëzojmë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. Besoj se edhe kjo do të shërbejë në edukimin e të rinjve, duke nisur nga të rinjtë e forumeve politike, për të mësuar se shpifja është gënjeshtër e dënueshme me ligj e jo liri fjale për çfarëdo kundërshtie qytetare apo opozitare”, përfundon ministrja.

Mund të lexoni gjithashtu:

Ministria e Arsimit rrëzon pretendimet e maturantëve: Testet në rregull, asnjë pyetje jashtë programit

Maturantët në protestë, kundërshtojnë testin e gjuhës dhe letërsisë: Pyetjet jashtë programit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026