Kush ishte viktima e sotme e atentatit me tritol?
Aleksandër Sadikaj, viktima e atentatit të sotëm është një person me të shkuar kriminale.
Në 11 vitet e fundit, Sadikaj është shpallur në kërkim nga tre komisariate të ndryshme dhe është arrestuar 1 herë në vitin 2011 sepse së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat.
Akuzat për të cilat është shpallur në kërkim janë vjedhja dhe kundërshtimi i policisë, gjë për të cilën asokohe është dënuar me 8 muaj burg.
Në vitin 2019. 27-vjeçari akuzohet për plagosje me thikë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër.
Gjithashtu policia ka informacione se Sadikaj merrej me trafikim narkotikësh.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se viktima kishte në pronësi një fermë në Memaliaj dhe një lokal në Selitë në Tiranë, pranë Komunës së Parisit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë