Lëkura në verë, çfarë rekomandojnë mjekët?

11 Qershor 2022 | 18:37

Fast Check në Euronews Albania u fokusua te kujdesi që duhet të tregojmë ndaj lëkurës në verë.

A mjafton vetëm aplikimi i kremrave me mbrojtje të lartë nga rrezet? Për këtë foli më detajisht dermatologia Eljona Shllaku.

Mjekja sqaroi se gjatë gjithë vitit kujdesi për lëkurën duhet të jetë primar, por në periudha dhe stinë të ndryshme duhet të kujdesemi në mënyrë të veçantë.

“Gjatë stinës së verës për shkak të rritjes së temperaturave kemi dhe një shtim të fluksit të gjakut në sipërfaqe të lëkurës dhe gjatë kësaj periudhe ne kemi probleme të sëmundjeve specifike, siç mund të jenë aknet që acarohen gjatë stinës së verës për shkak të hiper prodhimit të yndyrës,’ – tha ajo.

Shllaku tregoi se në rast përdorimi të retinolit, gjatë stinës së verës duhet të marrim retinol me përqëndrime të ulëta, ndërsa për vitaminën C nuk ka asnjë ndryshim sa i takon përdorimit.

Në rast se nuk tregojmë kujdesin e duhur, në verë rritet rreziku për hiperpigmentime të lëkurës (njolla).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër...
22:26 | 09/02/2025

Tabu për kontroll gjinekologjik, mjeku: Rekomandoj vizitat edhe pa pasur një problem

Ka një lloj tabuje kur vjen puna te kontrolli gjinekologjik. Mjeku Maksim Jani tha për Euronews Albania në emisionin “Fast Check” se vajzat dhe gratë...
18:30 | 03/09/2022

Mjeku tregon deri në sa centimetër mund të zgjaten gjymtyrët

Ka metoda nga më të ndryshmet që realizojnë zgjatimin e gjymtyrëve dhe pikërisht këtu u fokusua sot Fast Check në Euronews Albania. Ortopedi Vezir Lloga...
18:03 | 11/06/2022