Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj.
Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër thesar i fshehur natyror që gjendet mes maleve të Shëngjergjit.
Agjencia Kombëtare e Turizmit përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, tregon ujërat e kristalta dhe peizazhin e pabesueshëm që ofron liqeni i Lepurit, sidomos për ata që janë të apasionuar pas natyrës.
Liqeni i Lepurit, përpos natyrës, mund të jetë një alternativë ideale për turistët e huaj apo vendasit që pëlqejnë hiking në zonat malore.
Ky liqen veçohet nga pastërtia dhe ngjyra e gjelbër e ujit, ndërsa malet, pishat e larta dhe gjelbërimi plotësojnë një tjetër kornizë të përsosur të këtij atraksioni turistik.
Gjatë muajve të dimrit, liqeni i Lepurit shndërrohet në një atraksion tipik malor, i mbuluar nga dëbora dhe veçantia e ujit të ngrirë të liqenit.
Liqeni i Lepurit është i rrethuar nga pishat, malet dhe kodra dhe të mahnit me ngjyrën e pastër e të gjelbër, ndërsa vetëm 1 orë nga Tirana ndodhet Shëngjergji, një nga bukuritë më impresionuese të Malësisë së Tiranës.
Vetëm 22 km nga Tirana, në krah të majtë të rrugës për në Shëngjergj, ndodhet edhe Ujëvara e Shëngjergjit, një tjetër mrekulli natyrore që tërheq qindra vizitorë gjatë gjithë vitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tabu për kontroll gjinekologjik, mjeku: Rekomandoj vizitat edhe pa pasur një problem
Lëkura në verë, çfarë rekomandojnë mjekët?
Mjeku tregon deri në sa centimetër mund të zgjaten gjymtyrët
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos



