Lëkura në verë, çfarë rekomandojnë mjekët?
Fast Check në Euronews Albania u fokusua te kujdesi që duhet të tregojmë ndaj lëkurës në verë.
A mjafton vetëm aplikimi i kremrave me mbrojtje të lartë nga rrezet? Për këtë foli më detajisht dermatologia Eljona Shllaku.
Mjekja sqaroi se gjatë gjithë vitit kujdesi për lëkurën duhet të jetë primar, por në periudha dhe stinë të ndryshme duhet të kujdesemi në mënyrë të veçantë.
“Gjatë stinës së verës për shkak të rritjes së temperaturave kemi dhe një shtim të fluksit të gjakut në sipërfaqe të lëkurës dhe gjatë kësaj periudhe ne kemi probleme të sëmundjeve specifike, siç mund të jenë aknet që acarohen gjatë stinës së verës për shkak të hiper prodhimit të yndyrës,’ – tha ajo.
Shllaku tregoi se në rast përdorimi të retinolit, gjatë stinës së verës duhet të marrim retinol me përqëndrime të ulëta, ndërsa për vitaminën C nuk ka asnjë ndryshim sa i takon përdorimit.
Në rast se nuk tregojmë kujdesin e duhur, në verë rritet rreziku për hiperpigmentime të lëkurës (njolla).
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Tabu për kontroll gjinekologjik, mjeku: Rekomandoj vizitat edhe pa pasur një problem
Mjeku tregon deri në sa centimetër mund të zgjaten gjymtyrët
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko